Inspektorati dhe policia nisin aksionin në Prizren, shohin nga afër sa po respektohen masat anti-COVID

Inspektorati Sanitar dhe ato komunale kanë filluar sonte një aksion për të parë nga afër nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura së fundi nga Qeveria e Kosovës.

Në qytetin e Prizrenit tashmë në teren kanë dalë ekipet e Inspeksionit bashkë me pjesëtarët e policisë për të shikuar nga afër gjithë situatën.Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline vërehet se të njëjtit po ndalojnë qytetarët dhe po kontrollojnë bizneset se sa po respektohen masat.

Duhet përkujtuar që qytetarët të cilët nuk po i përmbahen masave anti-COVID mund të gjobiten nga 500 deri në 8 mijë euro, ose me dënim me burg deri në 12 vite./Indeksonline

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit