5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Inspektorati Policor i Kosovës mbush 9 vjet

Inspektorati Policor i Kosovës, institucion ky i dal nga Policia e Kosovës, sot mban një ceremoni me rastin e përvjetorit të nëntë të IPK-së.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë si dhe përfaqësues nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë etj.

Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar nëntë vjetorin e IPK-së, pasi që 1 Qershori është edhe dita ndërkombëtare e fëmijëve, mbi 30 punonjës të IPK-së do të dhurojnë vullnetarisht gjak për fëmijët në nevojë. Ky aktivitet realizohet në objektin e IPK-së në bashkëpunim me Transfuzionin e Gjakut.

Ndryshe, rreth këtij institucioni shpesh herë është ngritur dilema se si mbron të drejtat e shkelura të qytetarëve nga ana e Policisë, kur ky institucion ka dal nga vet Policia e Kosovës.

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit