21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Inspektorët kontrollojnë hotelieret në Prizren

ura e gurit ne prizren

Inspektorët e Komunës së Prizrenit, janë mjaftë aktiv në terren për t’i asgjësuar ushqimet me afat të skaduar. Këtyre ditëve ata kanë nisur kontrollimin e lokaleve hoteliere, me qëllim të matjes së cilësisë së vajit, i cili po përdoret për ushqim.

Për të parën herë inspektorët e Komunës së Prizrenit, ata sanitarë dhe veterinarë të Prizrenit po e bëjnë matjen e vajit nëpër lokalet hoteliere të qytetit me theks të veçantë restorante ku edhe përgatitja e ushqimit është permanente.

Kryeinspektori prizrenas, Bedri Bytyqi tha se kjo nismë është ndërmarrë me qëllim të ruajtjes së jetëve të njerëzve.

“Inspektorët janë çdo ditë në aktivitetet e tyre ditore, ku edhe po e bëjnë kontrollin e të gjitha restoranteve. Ne për herë të parë kemi përdor një standard uniform për restorantet dhe lokalet tjera që merren me përgatitjen e gjërave ushqimore, kemi matur vajin ushqyes në nivel komune . Kjo për faktin se vaji sa herë që përdoret për ushqim duke ngrohur dhe ftohur është më i rrezikshëm për shëndetin, pra humb substancat ushqyese dhe shndërrohet në substancë kancerogjene”, tha ai për Radio Kosovën.

Pas këtij aksioni të inspektorateve të ndërmarrë këtyre ditëve, Bytyqi dha edhe një garanci të fortë për konsumatorët.

“Ne këtë rend jemi duke e mbajtur prandaj edhe garantojë qytetarët e komunës së Prizrenit se restorantet dhe lokalet hoteliere ofrojnë ushqim cilësor dhe kualitativ”, nënvizoi ai.

Ndërkaq njëri nga qytetarët e Prizrenit këtë veprim të inspektoratit e vlerësoi të qëlluar

“Po është veprim i drejtë sepse në të shumtën e rasteve klientela nuk di se çfarë konsumon, pavarësisht se mundohet të zgjedh lokalin për tu ushqyer. E madje kjo është edhe për të mirën e turistëve pasi që Prizreni vizitohet bukur shumë nga të huajt”, u shpreh ai.

Për Radio Kosovën nuk deshën të prononcoheshin pronarët e lokaleve hoteliere në Prizren, nëse ky veprim i inspektorëve shkon në dëm apo edhe dobi të tyre.

Më Shumë

Forcohen kapacitetet për menaxhimin e krizave në Prizren – CIMIC dhe Komuna organizojnë trajnim për komunikim emergjent

Sot në Prizren u mbajt një prezantim i rëndësishëm mbi menaxhimin e krizave dhe komunikimin me publikun, i organizuar nga Njësia CIMIC e Komandës...

Filmi malazez “Fëmijët nga rruga e Marksit dhe Engelsit” vjen për publikun kosovar në DokuKino

Ambasada e Malit të Zi në bashkëpunim me DokuFest-in organizon në Prizren premierën kosovare të filmit të parë malazez pas rivendosjes së pavarësisë, “Fëmijët...

Lajmet e Fundit