7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Institucionet krijohen para festës kombëtare

KuvendiKosoves5-27Puna rreth ndarjes së pushtetit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së pas arritjes së pajtimit për bashkëqeverisje, është pranë finalizimit. Kjo do t’i hapë rrugë thirrjes së seancës konstituive, e cila pritet të bëhet nga kryesuesja Flora Brovina më së largu të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse emrat e titullarëve të ministrive mbahen sekret, edhe kundërthëniet rreth postit të kryeministrit po vazhdojnë.

Derisa LDK-ja thotë se Isa Mustafa është i pakontestueshëm, për PDK-në kjo çështje ende nuk është vendosur. Sipas analistëve, posti i kryeministrit është jetik për karrierën politike të Isa Mustafës, sepse në të kundërtën ai nuk do të mund t’i bëjë ballë fuqizimit të ndonjë lideri të ri.

Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se marrëveshja është e zbatueshme vetëm me Mustafën në krye të qeverisë.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në vazhdimësi refuzon të thotë se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se debati po zhvillohet me partnerin e koalicionit, por jo edhe në PDK.

“Jemi duke biseduar me LDK-në për pozita udhëheqëse dhe jo ende në PDK”, ka thënë Kuqi.

Më Shumë

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Lajmet e Fundit