12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Po të isha deputet në Kuvendin e Kosovës

Shani BerishaShkruan:Shani Berisha

Para 8 qershorit ( 2014 ) shumica e qytetarëve të Kosovës kishin një mendim pak a shumë të përbashkët se proceset zgjedhore në Kosovë janë : jo sa duhet demokratike, përcillen me një varg shkeljesh ligjore, votat nuk lexohen drejtë etj. për këto arsye në votime marrin pjesë jo më shumë se gjysma e votuesve.

Pas 8 qershorit ( 2014 ) u dëshmua se në këtë vend nuk ka demokraci, nuk ka institucione të pavarura dhe kredibile, vendos i forti , lideri dhe individi i veshur me pushtet ( të zaptuar ) është mbi institucionin dhe abuzon me atë ( kujtojmë bllokimin e Kuvendit të Kosovës ) etj.

Liderët politik, pa konsultim real me strukturat partiake ( jo konsultime farsë ) e lërë më me anëtarësin, lidhin dhe prishin marrëveshje politike, hynë dhe dalin nga koalicionet e ndryshme dhe nuk ngurojnë të thojnë që tërë këtë “ angazhim politik” e bëjnë për interes të shtetit dhe të qytetarëve .

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë instrumentalizuar nga liderët e tyre partiak, mendimi i tyre nuk dëgjohet, ata / ato konsiderohen vetëm mekanizëm votues ( rrespekt për ata / ato të cilët – at, publikisht janë shprehur kundër kësaj filozofie politike ).

Po të isha deputet në Kuvendin e Kosovës :

1. Hapur do ta thoja se : bllokimi i institucioneve të “pavarurura” të vendit, është pasojë e gjitha partive politike në nivel të Kosovës dhe e filozofisë së tyre politike, zaptuese dhe abuzuese me pushtetin

2. Nuk do të kisha dyshim të përcaktohem vetëm si Vetëvetja.

3. Nuk do ta kisha dyshimin se po koritem,

4. Nuk do ta kisha dyshimin se po gabojë.

5. Nuk do të hezitoja që në Kuvend të veprojë si Deputet i Pavarur, kjo në rrethanat e krijuara politike është burrëri,

6. Pa humbur më shumë kohë , që në seancën e radhës do ta përcaktoja veten, i PAVARUR dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.

                                   ( Autori është kuvendar i BD – së, në Kuvendin Komunal në Prizren )

Më Shumë

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit