PDK-LDK, zor se bëjnë bashkë!

PDK-LDK-logo14Jetëgjatësia e koalicionit të madh PDK-LDK do ta ketë fatin e koalicionit të mëparshëm. Analistët e qytetarët kujtojnë vitin 210, kur bashkëqeverisja e tyre nuk zgjati më shumë se dy vjet.

Ish-deputeti Riza Smaka thotë se koalicioni është i pakuptimtë e i dëmshëm për vendin. Madje, ai e quan edhe artificial. Sipas tij, këto dy parti nuk do të mund t’i realizojnë prioritet e tyre, meqë kanë shumë dallime me njëra-tjetrën.

Për Artan Muhaxhirin, ky koalicion është formuar si pasojë e presionit ndërkombëtar, mirëpo ky “kurorëzim” nuk do të zgjas shumë.

Mendim të njëjtë ndajnë edhe qytetarët. Ata janë kundër këtij koalicioni dhe e parashohin si jetëshkurtër.

Kritika të shumta shkojnë në adresë të LDK-së për, siç shprehen, mashtrim të elektoratit kur thoshin se nuk qeverisin kurrë më me PDK-në. Ndërsa, njëjtë analistët, edhe qytetarët thonë se opozita duhet të jetë më e fuqishme përballë një pozite të madhe. /Rrokum/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit