14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Institucionet kundër korrupsionit merren vesh për koordinim të aksioneve

Parat ne xhepI kryesuar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot është mbajtur takimi i përbashkët i krerëve të institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe Policisë së Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it.

Në këtë takim, përveç u.d. të kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, morën pjesë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësuesi i Gjykatës Supreme si dhe krerët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi më i mirë, thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informatave në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë këtij takim, krerët e institucioneve pjesëmarrëse pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të institucioneve vendore të drejtësisë dhe atyre të EULEX-it, u pajtuan që përveç vazhdimit, bashkëpunimi të thellohet me anë të koordinimit sa më të mirë dhe shkëmbimit permanent të informatave në mes tyre, me qëllim, siç thanë ata, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të jetë sa më efikase dhe të ketë një pasqyrë reale në punën që është duke u bërë në luftën kundër këtyre dukurive.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Lajmet e Fundit