15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Nervozohet Sylë Hoxhaj

syle hoxha 23Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha gjatë fjalimit të tij ka përdorur hiq më pak se 15 faqe fjalim. Ai në ato 15 faqe ka adresuar probleme të shumta duke u nisur menaxhimi i jo i duhur i Këshillit Prokurorial.

“Ky fjalim do të jetë i gjatë dhe unë paraprakisht ju njoftoj se marr përgjithësi penale,civile, morale dhe disiplinore për cdo fjalë dhe pikë që do të paraqes sot para qytetarëve”, ka thënë Hoxha.
…………
Syl Hoxha ka akuzuar Sevdije Morinën që është duke përdorur mjete shantazhi dhe duke shpifur për të.

“Tash po flas për personalitetin tim që ka shpif Sevdije Morina. Këto sulme dhe ofendime më kanë kthyer mbaparea në vitin 1989 ku Rrahman Morina dhe regjimi i tij kërkonin shkarkimin tim. Sulmet sot vijnë nga kunata e tij dhe janë shqetësuese”, ka thënë Hoxha, raporton Indeksonline.

Hoxha ka akuzuar njërën nga anëtarët e Këshillit Prokurorial se nuk merr pjesë në mbledhje me arsyen se ka mysafir.

“Ajo nuk vjen në punë se ka mysafir. Kur vendi ka shumë nevojë ajo e neglizhon punën që e ka”, ka thënë Hoxha, raporton Indeksonline.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha ka thënë se është shqetësuese që nuk ka marrë pjesë në 7 takimet e fundit përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane.
“Për mua është shqetësuese që ne 7 takimet e fundit nuk mere pjesë përfaqësuesi i ambasadës Amerikane”, ka thënë Hoxha në konferencë për gazetarë.

Burime të Indeksonline kanë treguar se Sylë Hoxha ka thirrur konferencë për arsye se anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk janë duke i shkuar për shtati.

Sipas një zyrtari brenda Këshillit Prokurorial që nuk ka dashur t’i përmendej emri, Hoxha sot do t’i shfrytëzoj mediat për t’i kritikuar anëtarët e Këshillit Prokurorial pas përplasjeve të fundit që ia kërkuan dorëheqjen./Indeksonline/

Më Shumë

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

Lajmet e Fundit