1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Instituti Demokratik i Kosovës kërkon zhbllokimin e PZHK-së të Prizrenit

Përfaqësues të shoqërisë civile në Prizren kanë vlerësuar se vendimi i gjyqësorit për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal paraqet një shqetësim për zhvillimin e gjithëmbarshëm lokal dhe se nevojitet angazhimi edhe i nivelit qendror për gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kjo situatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Monitorues të punës së organeve komunale kanë pohuar se ky plan është në fuqi prej disa vjetësh dhe se i ka kaluar filtrat e vlerësimit të ligjshmërisë nga niveli qendror, përkatësisht MAPL-ja dhe MMPH-ja.

“Vendimi i gjyqësorit për pezullimin e PZHK-së së Prizrenit si masë e përkohshme është jashtëzakonisht shqetësues. PZHK-ja është në fuqi prej disa vjetësh dhe i ka kaluar të gjitha procedurat, madje edhe vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL-ja dhe MMPH-ja. Prandaj duhet një shtytje apo reagim nga niveli qendror, duke mos e shkelur natyrisht parimin e ndarjes së pushteteve, meqë kemi të bëjmë me vendim të gjykatës, ashtu që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë dhe të mos ketë bllokim në Prizren”, ka thënë Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës…

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Lajmet e Fundit