-3.2 C
Prizren
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Interesim i madh për regjistrim në Universitetin e Prishtinës

UP-rektoratiNumër i madh i maturanteve janë duke aplikuar për studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Konkursi vazhdon të jetë i hapur deri më 17 korrik, ndërkohë Fakultetet më të preferuara për të rinjtë janë Ekonomiku, Juridiku, Edukimi dhe Mjekësia. Gjithashtu edhe këtë vit akademik në 7 njësi akademike, do të pranohen studentë të rinj pa provim pranues.
Për vitin e ri akademik 2014-2015 është parë një interesim shumë i madh i të rinjve për tu regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Në të gjitha Fakultetet studentët vazhdojnë të aplikojnë, duke shprehur edhe preferencat e tyre për degë të caktuara. Ashtu sikurse vitet e kaluara edhe këtë vit Fakultetet më të preferuara vazhdojnë të jenë Ekonomiku, Edukimi, Mjekësia e Juridiku.

Lidhur me dyfishimin e numrit të maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet e larta, ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Qerim Qerimi, ka thënë se nuk paraqet ndonjë problem, pasi janë hapur edhe universitete të tjera publike, ku studentët mund të konkurrojnë. Megjithatë, Universiteti i Prishtinës është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet, tha Qerimi.

“Jemi vërtetë të përgatitur dhe gjithashtu të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur. Është plotësisht i përgatitur në të gjitha dimensionet qoftë administrative dhe përmbajtjesore që të trajtojë me kujdesin e duhur dhe pajtim me dispozitat ligjore në fuqi që tu japë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur.”

Ndërkohë, edhe këtë vit akademik në shtatë njësi akademike do të pranohen studentë të rinj pa provim pranues. Edhe pse është premtuar se do të rritet numri i Fakulteteve që do të pranojnë studentë pa provim pranues, kjo gjë ende nuk është realizuar. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se kjo mund të ndodhë nga viti i ardhshëm akademik.

“Besojmë që në vitin e ardhshëm do të rritet numri i njësive akademike ku do të bëhet pranimi i studentëve pa provim pranues. Kemi konsideruar që edhe këtë vit të vazhdojmë me këto shtat ënjësi akademike, sepse jemi duke rritur besueshmërinë e rezultateve të testit të maturës.”
Fakultetet ku studentët e rinj mund të pranohen pa provim pranues janë: Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Inxhinierinë Mekanike, i Shkencave Matimatikore-Natyrore, i Inxhiniersisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Gjeoshkencës dhe Teknologjisë si dhe dy fakultete, në Ferizaj dhe Pejë, që kanë të bëjnë me shkencat e aplikuara.

Numri i studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës është 10 mijë e 54. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik dhe provimi pranues do të mbahet më 21 dhe 22 korrik.

Më Shumë

Sektori privat i diskriminuar nga ndihma e shtetit – punëtorët vazhdojnë të paguhen me pagë minimale

“Nuk e ndiejmë që jemi shtetas të Republikës së Kosovës. Shteti po na diskriminon”, thotë Hysni Gashi, i punësuar në një kompani pastrimi në...

Apeli e kthen në rivendosje aktakuzën për rastin e 17 kg drogë në Prizren

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje aktakuzën për rastin e 17 kg drogë në Prizren. Më 1 qershor 2022, gjatë kontrollit të automjetit...

Lajmet e Fundit