10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Interi transferon 18-vjeçarin që kërkohej dhe nga Reali

Interi transferon 18-vjeçarin që kërkohej dhe nga Reali!

Interi po shqyrton të gjitha mundësitë e merkatos përmes të cilave synon të sigurojë të ardhmen e klubit dhe jo më kot është përqendruar në lojtarët e rinj dhe me perspektivë.

Në shënjestrën e zikaltërve është vendosur Ebenezer Akinsanmiro, mesfushori që një vit më parë është shpallur lojtari më i mirë i turneut të Viarexhos dhe të cilin e ndjekin me interes edhe Benfika e Real Madridi, por siç raportojnë mediat italiane, kanë ngelur vetëm negociatat e fundit mes palëve.

18-vjeçari shikohet si një nga lojtarët me më shumë potencial të së ardhmes dhe aktualisht luan në ligën vendëse me nigerianët e Remo Stars, prej nga pritet të bëjë kapërcimin e shumëpritur në futbollin europian dhe konkretisht tek Interi që është më i avantazhuar në garën për të.

 

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit