12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Intervistohet nga Specialja, ish- komandanti i UÇK-së nga zona e Pashtrikut, Naser Krasniqi

Për dy ditë me radhë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë është intervistuar ish- komandanti i UCK-së, nga zona e Pashtrikut, Naser Krasniqi.

Ky i fundit e ka angazhuar për avokat Florin Vertopin, por që T7 e ka pasur të mundur për të kontaktuar për të marrë informacion nëse Krasniqi është ftuar si dëshmitar apo i akuzuar.

Ndryshe Naser Krasniqi ka qenë i akuzuar për krime lufte edhe në rastin Kleçka ku është shpallur i pa fajshëm.

Deri tani ftesa nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara kanë marrë ish komandantët e zonave operative, Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku, por edhe disa ish pjesëtarë tjerë të UÇK-së, si Sokol Dobruna e Nazif Mehmeti, etj.

Tashmë Mustafa e Lushtaku e kanë përfunduar itervistimin në Hagë dhe ata pritet që të kthehen në Kosovë këto ditë.

Dhomat e Veçanta apo Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së.

Këto pretendime për krime i ngriti në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, e i cili thotë “krimet janë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000”.

Kështu pas shumë përpjekjeve edhe u formua Gjykata Speciale. Kjo gjykatë është formuar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi legjislacionin e nevojshëm dhe u bë plotësisht funksionale në korrik të vitit 2017. Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian dhe drejtohet nga stafi ndërkombëtar.

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit