Inva Mula interpreton në “Town Hall”

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, do të paraqitet para publikut në Nju Jork më 26 mars.

Bëhet e ditur se mbrëmja do të mbahet në “Town Hall” dhe aty bashkë me Mulën do të interpretojnë edhe pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi, dirigjenti Bujar Llapaj, sopranoja Dëshira Ahmeti, baritoni Kreshnik Zhabjaku dhe tenori Riad Ymeri.

Biletat për këtë koncert u shitën për nga 60 deri në 100 dollarë.

Javë më parë “Town Hall” e kishte paralajmëruar këtë koncert me titullin “Inva Mula, një divë në Nju Jork”.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit