NISMA në Prizren, formon nëndegë edhe në ‘Arbanë’

Nisma në Prizren, ka formuar nëndegën e radhës në ‘Arbanë’. Kryetare e kësaj nëndege është zgjedhur Remzije Zogaj.

Në zyrtarizmin e kësaj nëndege kanë marrë pjesë, sekretari i i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi, deputeti Enver Hoti si dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Bajram Hasani.

Kryetari i Degës së Nismës në Prizren,Sinan Aliaj tha se shtrirja e fuqishme e Nismës, është një sinjal se qytetarët e Prizrenit janë përcaktuar për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

Sipas tij, qeverisja e Ramadan Mujës i ka shkaktuar dëme të mëdha qytetit të Prizrenit.

“Prandaj, edhe qytetarët e Prizrenit janë përcaktuar për të ndryshuar të ardhmen e tyre duke u anëtarësuar te Nisma”, tha Aliaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit