10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

IPKO ia dhuron një aparat ultrazë Spitalit të Prizrenit

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, të enjten ka pranuar një donacion, aparat  Ultrazë,  nga drejtori i IPKOS, Arianit Duraku.Donacioni është vlerësuar i dobishëm, i mirëseradhur dhe që do të vihet në shërbim të pacientëve, sepse kjo aparaturë e teknologjisë më të re mundëson diagnostifikimin kaulitativ dhe të hershëm të pacientëve.

   “Këtë fundvit kompania IPKO e feston 10 vjetorin e telefonisë mobile. Andaj, në kuadër të këtij dhjetë vjetori të veprimtarisë, Kompania IPKO ka vendosur që të dhurojë 10 donacione, një nga të cilët është edhe ky donacion,një ultrazë për spitalin e Prizrenit. Ne edhe në të ardhmen si deri më tanin do të vazhdojmë me projektet për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, – theksoi drejtori i IPKOS, Arianit Duraku, duke shtuar se gjatë këtyre 10 viteve kompania IPKO ka investuar rreth 310 milion Euro.

2 -21122017.JPG

“Është një donacion i mirëseardhur dhe në kohën e duhur, për shkak se aparatura ekzistuese është mjaftë e amortizuar. Ky aparat që nga dita e nesërme do të vihet në shërbim të pacientëv dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për diagnostifikim. Andaj në emër të punonjësve të spitalit, këshillit drejrtues dhe në emrin tim personal falënderojmë kompaninë IPKO dhe gjithë ata që në forma të ndyshme kanë mundësuar që ky donacion të vijë në spitalin e Prizrenit dhe të vihet në shërbim të qytetarëve”,- pohoi drejtori ekzekutiv i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj.

 Aparati Ultrazë është  i tekonologjisë më të re i tipit LOGIQ V5 EXPERT.

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit