Irlandezi Nelson merr drejtimin e KB Rahoveci

Daniel Nelson ka marrë drejtimin e KB Rahoveci, ka njoftuar klubi nga qyteti i rrushit përmes një komunikate.

 

Në tabelën e Superligës Rahoveci gjendet në pozitën e fundit.

“KB Rahoveci me kënaqësi konfirmon se ka nënshkruar marrëveshje me irlandezin, Daniel Nelson, për ta marrë timonin e skuadrës tonë deri në fund të këtij edicioni të garave. Irlandezi tridhjetëe tetë vjeçar ishte së fundmi trajner i Lagunas në Rumani, kurse më parë arriti fazën e playoffit me Omonian në kampionatin elitar të Qipros. Si asistent ai ishte fitues i Kupës së Rusisë me Parma Perm Basket dhe arriti playoffin në kampionatin elitar të Gjermanisë me Ludwigsburgun. Zotëri Nelson menjëherë do të fillojë menjëherë punën për ndeshjen e radhës, ndaj Vëllaznimit. KB Rahoveci i bën thirrje gjithë opinionit basketbolldashës në Rahovec për mobilizim, ngase pa dëshirën tonë po kalojmë në proces të ri-ndërtimit të plotë të skuadrës. Me këtë rast priten edhe konfirmime tjera të ndryshimeve ditët në vijim”, ka njoftuar klubi.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit