Isa Mustafa e “godet” Albin Kurtin: Askush nuk është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vizitës së djeshme të Albin Kurtit në Skenderaj.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre.

“Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!? Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.”, ka thënë ai.

“Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje. Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar”, tha Mustafa.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit