14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Isa Mustafa me një mori kritikash për qeverinë Kurti: Është bërë rob i së kaluarës!

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për qeverinë e Albin Kurtit gjatë vitit që sapo e lamë pas.

Isa Mustafa ka thënë se qeveria është promovuar si një qeveri e ndryshimeve, por që realisht nuk ndodhi të jetë e tillë, pasi akoma vuan nga paragjykimet e së kaluarës.

“Kjo qeveri u promovua si qeveri e ndryshimeve dhe aq më shumë si qeveri e shpresës, por ndryshimi pozitiv nuk ndodhi në asnjë fushë, kurse shpresa po vazhdon e pashuar, sidomos te militantët e saj. Është qeveri e cila nuk ka treguar aftësi dhe gjeturi të shikojë përpara dhe të merret me të ardhmen, por është bërë rob i së kaluarës, qoftë i qëndrimeve të saj rigjide politike, qoftë i paragjykimeve për qeverisjet e kaluara. Qeveri e logjikës represive, e cila mburret me të dhënat për arrestimet, në vend që të krenohej me të dhënat për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Mustafa për “Zërin”.

Sipas Mustafës, gjatë vitit 2022 Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti më së shumti ka dështuar në bashkëpunimin me partnerët strategjikë, por edhe ka çaluar dhe është kthyer mbrapa në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.

“Kësaj qeverie i kanë munguar prioritetet, nuk ka qenë e fokusuar në asnjë fushë, e cila do ta identifikonte kursin e saj qeverisës. Ka dështuar absolutisht në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe në punët e jashtme. Ka çaluar ose edhe është kthyer mbrapa në shëndetësi dhe në arsim. Inflacioni e ka menaxhuar qeverinë e jo qeveria inflacionin. Kanë rënë investimet publike, kurse vlera e mjeteve buxhetore është zhvlerësuat, duke mos u përdorur”, ka thënë Mustafa.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare!

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President...

Lajmet e Fundit