9 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu beson që Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën

Duke komentuar letrën që kryeministri Kurti i dërgoi kryetares së kuvendit, Vjosa Osmani, përmes së cilës ai ngre dyshime që me letër-këmbimin mes kryeministrit të atëhershëm (presidentit aktual) Hashim Thaçi dhe ish-shefit të NATO-s, është bërë shkelje e Kushtetutës, Kadri Kryeziu, ish- gjyqtar në Gjykatën Kushtetues të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk e beson që bëhet fjalë për diçka të tillë, përkatësisht për shkelje të Kushtetutës.

Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar apo letër-këmbimi mes Thaçit dhe ish-shefit të NATO-s, nuk ka pasur nevojë të ratifikohet në Kuvendi e Kosovës.

“Unë konsideroj që Thaçi nuk e ka shkelur Kushtetutën. Duhet të ketë fakte që tregojnë se është shkelur Kushtetuta ose është prekur integriteti territorial ose ka bërë ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Për këtë duhet të ketë fakte relevante për të arritur deri te fillimi i ndonjë procedure për shkarkimin e presidentit”, tha Kryeziu.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media tha se ai e ka njoftuar Kuvendin për këtë fakt dhe tash u mbetet deputetëve që të vlerësojnë nëse do të iniciojnë procedura tjera.

Më Shumë

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Lajmet e Fundit