11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Ish-lojtari i Chelsea-t mbetet i bllokuar nga rrënojat pas tërmetit në Turqi

Ish-ylli i Chelsea-t dhe Newcastle, Christian Atsu, thuhet se është i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fundit që e goditi Turqinë.

Reprezentuesi ganez luan për ekipin turk, Hatayspor, raportet në Turqi thonë se lojtarët dhe punonjësit e klubit u kapën nga tërmeti.

Gazeta turke “Star” thotë se dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit u bllokuan nga rrënojat, por të dy Atsu dhe Taner Savut, drejtori sportiv i klubit, mbeten të zhdukur dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar ndërsa përpiqen t’i gjejnë ata.

 

 

 

Po ashtu nën rrënoja thuhet se është edhe Ahmet Eyup, i cili është portier i klubit tjetër turk, Yeni Malatyaspor.

Atsu, i cili kishte një periudhë huazimi me Everton dhe Bournemouth, u bashkua me Hatayspor në korrik të vitit 2021 nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Raed.

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 97-të për skuadrën e tij kundër Kasimpasa të dielën, vetëm disa orë përpara se të ndodhte fatkeqësia natyrore në orën 4 të mëngjesit të së hënës.

 

Atsu luajti 80 herë në Premier League, duke shënuar tre herë dhe duke regjistruar gjashtë asistime.

Ai nënshkroi për Chelsea-n në vitin 2013 në një transferim prej 3.5 milionë funte, por nuk bëri asnjë paraqitje për Blutë.

Ish-lojtari i Porto-s luajti një rol kyç në promovimin e Newcastle në Premier League nën drejtimin e Rafa Benitez në 2016/17 dhe e bëri huazimin të përhershëm si rezultat.

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një...

Lajmet e Fundit