8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Ish-presidenti gjerman, Horst Köhler, takohet në Berlin me përfaqësuesit e Gjimnazit „Loyola“

Ish-presidenti gjerman, prof. dr. Horst Köhler, në zyrën e tij në Berlin, të martën është takuar me përfaqësuesit e Gjimnazit “Loyola”. Në një takim të gjatë, është biseduar lidhur me punën, të arriturat dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij institucioni arsimor, ndër më të suksesshmit në Kosovë.

Köhler, i cili është mbështetës i vazhdueshëm i Gjimnazit “Loyola”, u interesua edhe për zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet e këtij institucioni arsimor me institucionet shtetërore të Kosovës.

Ish-presidenti Köhler shpehu interesim të veçantë për Gjimnazin “Loyola”, i cili shihet si një projekt i rëndësishëm në fushën e edukimit dhe arsimimit dhe premtoi mbështetje të fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Në këtë takim morën pjesë edhe Neki Jahaj, udhëheqës i shkollës, dr. Reinhold Festge, anëtar i Shoqatës Bartëse dhe mbështetës i shkollës, P. Walter Happel SJ, i cili e kishte themeluar shkollën para 15 vjetësh dhe e kishte drejtuar për 10 vjet radhazi, dr. Burkhard Löher, koordinator në ardhje i bordit dhe i shkollës.

Gjimnazi “Loyola” është shkollë private në qytetin e Prizrenit, e cila mbështetet nga Shoqata “Loyola-Gymnasium” dhe është ndërtuar në bashkëpunim me Provincën Gjermane të Rendit Jezuit. Në pranverën e 2020-ës Gjimnazi “Loyola” do të festojë 15-vjetorin e funksionimit të suksesshëm si shkollë elitare.

Më Shumë

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit