12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Ish-punëtori pret përmbylljen e padisë ndaj komunës së Prizrenit prej 15-vjetësh

Janë bërë më shumë se 15 vjet qëkur Arsim Tuli, ish-punonjës në administratën komunale të Prizrenit, endet nëpër gjykata të shkallëve të ndryshme në përpjekje për të realizuar të drejtën në raport me një vend të punës.

Ani pse gjyqësori në shkallë të ndryshme ka konstatuar se nuk është bërë vlerësimi i drejtë i kandidatëve në bazë të konkursit për vendet e punës në Komunën e Prizrenit, në të cilin kishte konkurruar në vitin 2001 edhe paditësi Arsim Tuli, ky i fundit pretendon se ende këto aktgjykime nuk po gjejnë zbatim praktik, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai rikujton se ky kontest është duke u zhvilluar nga viti 2001 dhe se tashmë duhet të përmbyllet.

“I kam kaluar të gjitha instancat gjyqësore nga aktgjykimi i formës së prerë, aktgjykimi i Supremes pas revizionit si dhe dy aktgjykime të Gjykatës së Apelit, të gjitha këto në favor apo të drejtën time. Por, për çudi, lënda assesi të përfundojë. Prandaj kam kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit që lënda ime të marrë epilogun përfundimtar dhe mua të më mundësohet realizimi i së drejtës sime, që e pres qëmoti”, ka thënë Tuli.

Më Shumë

Liria s’ndalet as në Suharekë – tri pikë të arta për bardhezinjtë

Liria e Prizrenit ka vazhduar serinë e fitoreve duke triumfuar në transfertë ndaj Suharekës me rezultat 1:2, në një ndeshje të luftuar deri në...

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes profesori nga Suhareka

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës. Lajmi për vdekjen e tij u...

Lajmet e Fundit