6.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Ish-udhëheqësi i Stacionit të Autobusëve në Malishevë nuk e kundërshton aktakuzën për korrupsion

I akuzuari, Luan Morina, ish-ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë, nuk e ka kundërshtuar aktakuzën, me të cilën ai ngarkohet për mos deklarim të pasurisë.

Në shqyrtimin e dytë të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, i akuzuari Morina ka deklaruar se nuk do të paraqes kundërshtime e as kërkesë për hudhje të aktakuzës.

“Vendosa mos me ba kundërshtime”, tha i akuzuari Morina.

Ndërsa, prokuroi Kastriot Memaj, tha se edhe më tutje mbetet pranë aktakuzës.

Pas deklarimit të palëve, gjyqtari i rastit, Njazi Morina, seancën e radhës për ketë rast e ka caktuar më 18 nëntor, të këtij viti.

Luan Morina, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, se nga 1 marsi e deri më 31 mars 2020, në cilësi të ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë, nuk ka bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.

Sipas aktakuzës, ai nuk deklaron pasurinë e tij në afatin e rregullt vjetor që është dashur ta bëjë deri më 31 mars 2020, e po ashtu as deklarimin e pasurisë pa përfundimit të mandatit në afatin e rregullt ligjor, edhe pse përkundër asaj që i njëjti ka qenë i njoftuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Për këtë, Luan Morina akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

 

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit