Ishin duke shkuar në shkollë, dy vajza plagosen rëndë pas një sulmi me thikë

Dy vajza kanë pësuar lëndime kur u sulmuan gjatë rrugës për në shkollë në Gjermaninë jugperëndimore të hënën në mëngjes.

Kështu ka thënë një zëdhënës i policisë, duke konfirmuar një raport nga e përditshmja gjermane Bild, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi tha se nuk mund të jepte detaje të mëtejshme mbi sulmin, i cili ndodhi në Illerkirchberg, një qytet me rreth 5,000 banorë në perëndim të Mynihut.

E përditshmja gjermane Bild kishte raportuar më herët se sulmuesi kishte përdorur një thikë.

Pasi mbërriti në vendngjarje dhe u kujdes për dy vajzat e plagosura rëndë, policia zbuloi se një i dyshuar kishte ikur në një ndërtesë fqinje, tha Wolfgang Juergens, zëdhënës i policisë në qytetin gjerman të Ulm, për transmetuesin lokal SWR.

Njerëzit brenda ndërtesës janë arrestuar, tha ai, pa thënë se sa persona janë gjetur dhe nëse ndonjë prej tyre ishte sulmuesi i dyshuar.

“Gjithçka e mëtutjeshme do të dalë nga hetimi në vazhdim”, tha ai.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit