2.8 C
Prizren
E martë, 26 Tetor, 2021

Ismail Qemali për gazetarin francez: Raportet e Shqipërisë dhe Greqisë duhet të jenë të shkëlqyeshme

Nga Aurenc Bebja

“Excelsior” ka botuar, të premten e 6 shkurtit 1914, në faqen n°7, intervistën e Ismail Qemalit me gazetarin francez të Excelsior, në Nice të Francës, rreth marrëdhënieve Greqi – Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Cilat do të jenë raportet e Shqipërisë dhe Greqisë? Ismail Qemali na tregon se ata mund dhe duhet të jenë të shkëlqyeshëm.

Nice, 5 shkurt (Shkresë e veçantë e Excelsiorit). — Sapo mbërriti në Birindisi, Ismail Qemali, i cili kishte dorëzuar vullnetarisht, thotë ai, drejtimin e qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, u bë pre e intervistave. Por një çështje kryesore kishte mbetur ende në hije. Cilat do të jenë marrëdhëniet e shtetit të ardhshëm me Greqinë, dhe tensioni i tanishëm a do të ketë pasoja të mëtejshme ?

Kjo është pyetja që i bëra Ismail Qemalit. Bashkëbiseduesi im ishte shumë afirmativ. Ai beson se këto raporte, jo vetëm mund, por edhe duhet të jenë të shkëlqyera. E gjitha kjo, thotë ai, është në interes po aq të Greqisë sa dhe të Shqipërisë.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare është kategorik : sipas mendimit të tij, nuk ka shkaqe serioze pakënaqësie. Sigurisht, ka pasur disa përplasje interesi, dhe kjo ndodh për shkak se ka gjithmonë, në të gjitha kufijtë, depërtim të një race në tjetrën. Por, në fund të fundit, ky depërtim bëhet më pak shqetësues kur të dyja racat kanë afinitete të mëdha midis tyre.

I kujtoj bashkëbiseduesit tim se gjatë lëvizjeve të ndryshme që ndodhën në territoret kontestuese, helenizuesit i drejtoheshin konsullatës franceze, ndërsa shqiptarët përfaqësuesve italianë dhe austro-hungarezë, dhe i kërkova rezultatin përfundimtar të këtyre manovrave. Por ai është tepër i zgjuar për t’u përgjigjur në mënyrë kategorike një pyetjeje të tillë:

“Sigurisht, Shqipëria ka qenë mirënjohëse ndaj fuqive që e kanë mbështetur atë, por nuk ka ndërmend të mbajë anën e dikujt. Ajo shpreson të marrë mbështetjen e Francës, interesi i të cilës, për më tepër, i korrespondon interesit të saj, sepse vetëm një situatë e qetë do ta lejojë vendin tim të zhvillohet. Por nuk mund të ketë pazare jashtë kursimit francez.”

Me këto fjalë u ndava me Ismail Qemalin; ai dëshiroi të më kujtonte mbresat e mira që i kishte lënë vizita e bashkëpunëtorit tonë Andre Jager-Schmidt në Vlorë.

Charles de Saint-Cyr

https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-gazetarit-francez-te-excelsior-1914-raportet-me-greqine-jo-vetem-mund-por-edhe-duhet-te-jene-te-shkelqyera/.

Më Shumë

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore Lajme Gazeta Express 24/10/2021 14:21 Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në...

Biden thotë se SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse Kina sulmon

Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja do ta mbronte Tajvanin nëse Kina do të sulmonte. “Po, ne kemi një angazhim për ta bërë këtë,”...

Kosova e 113-ta në renditjen e FIFA-s

Kosova e ka pësuar rënien më të madhe në renditjen e FIFA-s. Vendi ynë renditet i 113-ti sipas renditjes së re të publikuar nga shtëpia...

Këngëtarja e njohur refuzon dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

Teksa në shtëpi pritet të hyjnë banorët e rinj, këngëtarja e njohur kosovare, Mihrije Braha sipas burimeve të emisionit “Prive” ka refuzuar dy herë...

Vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore për raundin e dytë

Subjektet politike dhe kandidatët do të kenë 5 ditë kohë të zhvilluar fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online. Kështu ka bërë të ditur, Zëdhënësi i KQZ-së,...

Trepça shënon fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 75:103, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së...

Dy persona theren me thikë në Prizren

Dy persona janë therur me thikë në Prizren.Në rastin e parë viktima ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është therur me thikë...

Ajo

  Flaka e saj e lodhur Nga bredhjet poshtë e lartë Po t’i dëgjon qeshjet edhe në heshtje Po pa ia vyshkur shpresën. Me flakë përsëri ka më të...

Malishevë, punëtori i KEDS-it lëndohet në vendin e punës

Një punonjës i KEDS-it ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Rud të Malishevës. Viktima ka...

Për gati 5% janë rritur çmimet e artikujve ushqimor në Kosovë gjatë shtatorit

Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor...

SBAShK-u i kërkon ministres Nagavci normalizimin e procesit mësimor

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Arbërie Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës...

KQZ: Sot numërohen votat me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, raporton Express Këtë për Express e...

“Koha është tani”; Ronaldo jep kushtrimin pas turpërimit 5-0 ndaj Liverpoo

Cristiano Ronaldo thotë se tifozët e Manchester United meritojnë më shumë, pasi u turpëruan 5-0 në shtëpi nga Liverpool, të dielën. “Djajtë e Kuq” pësuan...

Ngjarja reale që frymëzoi Dostojevskin të shkruante romanin “Krim dhe ndëshkim”

Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij një vështrim, dhe për një çast depërton thellë në tunelet e errëta të atyre syve të...

MPB-ja ka një njoftim të rëndësishëm për furnizim me letërnjoftime

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratën për furnizim me letërnjoftime. Nga kjo ministri janë deklaruar se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime...

Tragjedi në sheshxhirim: Aktori i famshëm qëllon me armë 2 pjesëtarë të stafit

Aktori i njohur, Alec Baldwin u bë pjesë e një tragjedie teksa xhironte për filmin e tij të ri, “Rust”. Baldwin, aksidentalisht qëlloi me...

Lajmet e Fundit