Itali, të shtëna me armë në Pallatin e Drejtësisë në Milano, 2 vrarë dhe 1 i plagosur

Të shtëna me armë në Pallatin e Drejtësisë në Milano. Një person i identifikuar si Claudio Giardiello, në proces gjyqësor për falimentim, ka qëlluar disa herë me pistoletë brenda sallës pasi avokati e tij hoqi dorë nga mbrojtja.

Sipas dëshmive, burri ka qëlluar fillimisht në drejtim të një dëshmitari në gjyqin ndaj tij dhe më pas në drejtim të dy personave të tjerë të ulur pranë, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe një të plagosur. Autori i krimit rezulton ende i lirë brenda ambienteve te gjykates dhe forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit