Kukës, banorët e zonave të bllokuara kërkojnë ndihmë: Po na mbarojnë ushqimet

Reshjet e borës të rëna ditët e fundit kanë lënë tërësisht të izoluara rreth 45 familje që jetojnë në fshatit Buzmadh, komuna Gryke Çaje, në Kukës.

Sipas banorëve të këtij fshati, dy rrugët e fshatit që lidhen me Qendër Komunë janë të bllokuara pasi edhe nga erërat e forta dëbora është mbledhur duke krijuar një trashësi rreth 1 metër. Për fat të mirë deri tani nuk ka emergjenca të rënda shëndetësore, por rezervat e tyre ushqime janë duke mbaruar. Mënyra e vetme në raste të tilla është vetëm transporti me kafshë për dhjetëra kilometra deri në rrugën nacionale.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit