25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ja çfarë ndodhi brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit

ura e gurit ne prizrenPolicia e Kosovës ka raportuar se bredna 24 orësh kanë ndodhur disa arrestime dhe ngjarje të tjera në regjionin e Prizrenit.

Raporti i plotë dhe pa ndërhyrje i Policisë së Kosovës

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Xhelal Hajda” Rahovec 19.11.2014-19:00. Raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një AK-47 me 18 fishekë dhe dy gëzhoja të kal.7.62 mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

KANOSJE
Fshati Bubavec, Malishevë 04.11.2014. Raportohet se me 12.10.2014 rreth orës 10:45 një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar në polici se një mashkull K/Shqiptar e kishte kanosur përmes telefonit. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë shkrepës dhe një pistoletë të plastikës. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE
Fshati Kijevë dhe Dragobil, Malishevë 19.11.2014 – 17:40. Policia ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, ku gjatë kontrollimit tek të dyshuarit është gjetur një sasi e dyshuar e narkotikëve 97 gram marihuanë. Janë arrestuar katër dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të tjerë lirohen në procedure të rregullt.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Fshati Gjinoc, Suharekë 19.11.2014-10:00. Raportohet se nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar policia ka konfiskuar veturën e tij nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikimin e numrit të shasisë së veturës. Rasti është ne procedure hetimore.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Turjak, Malishevë 19.11.2014-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Pejës.
Rr. “Gëzim Mullaabazi” Rahovec 19.11.2014-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prizrenit.

Më Shumë

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Lajmet e Fundit