8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ja çka ndodhi në mbledhjen e GP të LDK-së

LDK kryesiaMbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, para seancës ku pritej votimi i qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, kaloi me shumë tensione. Burime të Gazetës Blic brenda këtij grupi kanë thënë se në këtë mbledhje pati shumë kundërshtime.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, deputeti Armend Zemaj ka qenë shumë i ashpër me Isa Mustafën. Ai i ka thënë liderit të LDK-së, Isa Mustafës se në kabinet janë futur njerëz të klaneve krimianle dhe se ai do të votoj kundër.

“Pastaj i ka thënë se ke futur ministër të Shëndetësisë, një nëjri i cili të ka quajtur bërllog”, ka thënë ku burim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Isa Mustafës. Mustafa me zë edhe më të lartë i ka thënë Zemajt se “ti po flet pasi që vetë nuk je pjesë e kabinetit”.

“Ka qenë një mbledhje me tensione shumë të mëdha dhe të paparashikueshme”, tha ky burim.

Kundër kategorik kanë qenë edhe Fatmir Rexhepi dhe Adem Salihaj.

Kundër në mbledhje janë shprehur edhe Vjosa Osmani, Alma Lama, Doruntinë Maloku dhe Arben Gashi.

Kur pati gjithë këto kundërshtime, Isa Mustafa u mundua të na bind dhe në josh duke na përmendur vende pune dhe benificione, tregoi ky burim i pranishëm në mbledhje.

Dhe krejt në fund, Isa Mustafa i nervozuar tha se përveç Doruntinës, asnjë tjetër nuk keni arsye të mos votoni.

“Thjeshtë po e bëni për qëllime karrieriste”, u ka thënë Isa Mustafa deputetëve në përfundim të mbledhjes.

Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë që sot tha se është vetëflijuar me pranimin e këtij posti, Hykmete Bajrami ka qenë shumë qesharake në mbledhje të grupit Parlamentar.

“Ajo u çua në këmbë dhe tha se po ndihem shumë keq (gati qante). Tha se e ka kritikuar shumë PDK-në, e kur ka marrë vesh për koalicionin me PDK ka menduar me e lanë krejt LDK-në. Por, pastaj vendosa me e mbështet partinë. Tha se i ka dy rrugë: o me e votu koalicionin që e ka vendos Këshilli i Përgjithshëm, o me dal prej LDK-së, pra me e dorëzu mandatin”, ka treguar ky burim detaje nga ky takim./Gazeta Blic/

Më Shumë

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Lajmet e Fundit