17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Ja çmimet që u dhanë në “DokuFest”

DOKUKa përfunduar edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, që është mbajtur në Prizren. Në mesin e 107 filmave, nga juria u vlerësuan këta filma:

-Çmimi i publikut: “Përqafimi” – Lulzim Guhelli.
-Best National Film: “Heshtje” – Bekim Guri
-Filmi më i mirë i shkurtër: “Subtotal” – Gunhild Enger
-Green dox: Çmimi kryesor “Metamorphosen” Sebastian Mez, ndërsa çmimin special të jurisë e mori “My Name Is Salt” – Farida Pachas.
-Best Human Rights Documentary: “Jugment in Hungary” – Eszter Hajdu, ndërsa çmimin special të jurisë e mori “The Missing Picture” – Rithy Panhit.
-Best International Short Documentary: “Emergency Calls (HÄTÄKUTSU)”- Hannes Vartiainen and Pekka Veikkolainen, ndërsa çmimin special të jurisë e mori “The Queen” – Manuel Abramovich.

Edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, i ka bërë bashkë të dielën sërish kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Festivali i cili shfaqi 237 filma nga të gjitha anët e botës është bërë atraktiv për shumë njerëz brenda vendit por edhe jashtë tij.
Edhe pse u hap me protestë, aty morën pjesë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, dhe shumë personalitete të tjera nga bota e artit dhe të institucioneve.
Kryeministri Rama, duke folur për “Klan Kosova”, ka thënë se “DokuFest”-in, të cilin e mbështeti financiarisht Qeveria e tij, e vlerëson shumë.
Ai ka deklaruar se “DokuFest” e ka futur kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare dhe është model për t’u ndjekur.
“DokuFest është një model për t’u ndjekur dhe është një avangard në mënyrën e konceptimit, të organizimit, të realizimit, dhe besoj se për gjithë hapësirën shqiptare është aktiviteti më prestigjioz që është arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm që tërheqë kaq shumë vëmendje. Mjafton fakti që janë 120 gazetarë të huaj të akredituar në DokuFest për të kuptuar se DokuFesti e ka futur kulturën shqiptare në agjendën ndërkombëtare, kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Rama.

Më Shumë

Suhareka shënon fitoren e tretë radhazi, e mposht Ferizajn

Duelin e dy skuadrave që vitin e kaluar ishin në Ligën e Parë, sot e fitoi Suhareka. Kjo e fundit fitoi 0-1 ndaj Ferizajit, për të...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2591 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit