23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Ja kur do t’i marrin shtesat punëtorët e arsimit

Të premten e javës që shkoi, SBASHK-u ka nënshkruar marrëveshjen për kontratën kolektive me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët ku prezent ishte edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur, se marrëveshja në mënyrë formale është nënshkruar të premten pasdite.

“Të premten pasdite në ora 14:30 pas përgatitjeve teknike është nënshkruar marrëveshja në MASH për kontratën kolektive. MASH-i i si duket nuk e ka parë të udhës të ftoj mediat, ngase u konsiderua se për të dy çështjet u arrit marrëveshja kur u bë e ditur para mediave në konferencë”, tha Jashraj.

Përveç kontratës kolektive, SBASHK-u arriti që të merr mbështetjen e Qeverisë edhe për shtesat për të gjithë punëtorët e arsimit.

Jasharaj ka treguar se ndonëse fillimisht kërkesa ka qenë që punëtorët e arsimit të marrin nga 100 euro shtesë, kjo shumë është zvogëluar, pasi që ata kërkuan që askush të mos anashkalohet nga ky vendim.

“Po kërkesa jonë ka qenë 100 euro, por duke u nisur nga fakti që ne insistuam që të mos përjashtohet askush por të përfshihen të gjithë punëtorët, që nga çerdhet, punëtorët teknik, administrata, pastaj arsimi fillor e i mesëm… dhe kjo pastaj e ndryshoj pak çështjen dhe ne pastaj ishim të gatshëm të lëshojmë pe që të mos jetë shuma 100 por më e vogël por ta gëzojnë këtë mbështetje të gjithë, dhe kryeministri u pajtua”, tha Jasharaj për Telegrafin.

Kryetari i SBASHK-ut, ka treguar se kjo shumë tash mund të jetë 70 ose 80 euro.

“Për ne është arritje e madhe që të mos kemi ndarje të mos ndihet askush i anashkaluar, mbase shuma do të jetë 70 ose 80 euro”, u shpreh Jasharaj.

Ai ka treguar edhe për mënyrën sesi do të realizohet kjo shtesë për punëtorët e arsimit.

“Me pagën e shkurtit do të merret shtesa që vlen për janarin dhe shkurtin, pastaj në maj do të jetë shtesa që vlen për marsin, prillin dhe majin duke parë se viti shkollor përfundon dhe ai elementi i rrezikshmërisë nga COVID-i nuk do të jetë të ekzistues”, tha Jashraj.

Ai shtoi se nënshkrimi i kontratës kolektive ka qenë arritja e tyre kulminante falë përkushtimit të ministrit Ramë Likaj dhe mirëkuptimit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti. /Telegrafi/

Më Shumë

L’Equipe: Neymar te PSG deri në vitin 2026

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Policia dënon 791 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës edhe dje ka vazhduar me kontrollet rreth respektimit të masave antiCOVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 791 tiketa në...

Arrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer

Kanë arritur në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim diplomash në Malishevë

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit H.M., për shkak...

Plazhi i Ulqinit që ndihmon gratë rreth fertilitetit, këto ujëra janë kuruese edhe për bronhitis

Nëse si grua keni probleme shëndetësore, apo të gjithë ju që keni edhe probleme me frymëmarrjen gjatë pushimeve të verës në Ulqin, vizitoni ‘Plazhin...

Kur pozon në bikini Tayna hiq s’përton ta tregojë ‘zogun’

Tayna ka provokuar sërish. Rep artistja kosovare ndodhet në Maldive, e cila po shijon ca ditë pushime në vendin më të mahnitshëm në botë, shkruan...

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Një person tenton të vetëvritet në Suharekë

Një person në fshatin Semetishtë të Suharekës ka tentuar të bëjë vetëvrasje nw orët e para të mëngjesit të së premtes. Ai  ka tentuar të...

Mjeku nga Prizreni pengohet në vendin e punës

Një mjek nga Prizreni ka bërë të ditur se ditë më parë është penguar në vendin e tij të punës nga i dyshuari mashkull...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 3 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person. Vetura ka shkelur këmbësorin pak pasi ky i...

Një grua tenton të vetëvritet me barna në Prizren

Një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar 30 tableta. Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:00 në rrugën “Bekim Berisha” në Prizren. Gazeta...

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një...

Haskuka flet për drejtorët që i ka me aktakuza

Partitë opozitare në Prizren kohëve të fundit e kanë kritikuar jo pak kryetarin Mytaher Haskuka për keqqeverisje. Opozita i ka drejtuar gishtin pushtetit aktual të...

Lajmet e Fundit