11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi

Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali deri në verë pasi tashmë është ndër zgjedhjet e fundit në mbrojtën e topçinjve, ka konfirmuar menaxheri i tij, Kujtim Mustafi.

Qendërmbrojtësi shqiptar i ka bërë 150 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, që prej se iu bashkua klubit në vitin 2016 nga Valencia.

 

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë dhe fituesi i Kupës së Botës ishte titullar i rregullt gjatë kohës kur Arsenali udhëhiqej nga Arsene Wenger dhe pastaj nga Unai Emery, por e ka humbur vendin që prej ardhjes së Mikel Artetës.

Arteta, i cili u emërua trajneri i përhershëm i topçinjve në dhjetor 2019, e forcoi mbrojtjen duke i sjell në klub lojtarë si Pablo Mari dhe Gabriel, derisa Rob Holding dhe David Luiz kanë zënë vend titullarë në formacionin e tij.

 

Kjo ka bërë që mundësitë e mbrojtësit shqiptar të kufizohen dukshëm dhe babai i tij ka konfirmuar se Mustafi nuk do të qëndrojë në Arsenal përtej këtij sezoni.

Ai madje e ka lënë të hapur derën e largimit të tij qysh tani në janar.

“Fakti është se Shkodrani do të largohet nga klubi në verë më së largu”, konfirmoi Kujtim Mustafi për Transfermarkt.

“Kam lexuar sugjerime se Shkodrani duhet ta ndërpresë kontratën me Arsenalin. Për ta qartësuar: nuk ka pasur bisedime me klubin për ndërprerjen e kontratës”, shtoi ai.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit