Ja pse Maradona mban dy orë

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollist argjentinas, por edhe i Kampionatit Botëror në vitin 1986, është shndërruar në protagonist të Kupës së Botës “Rusia 2018”, sidomos gjatë ndeshjeve kur luan kombëtarja e Argjentinës, përmes prezencës së tij në tribunën VIP.

Mirëpo, përveç gjesteve të fundit të Maradonës, habit edhe një fakt tjetër, e ajo është mbajtja e dy orëve nga “El Pibe de Oro”.

Ky veprim i Maradonës, megjithatë ka një shpjegim dhe sipas “Metro”, argjentinasi e aplikon këtë gjë sepse në njërën ka kohën e Argjentinës, kurse në tjetrën kohën në vendet në të cilat gjendet në ato momente.Duket i çuditshëm fakti që Maradona përton të bëjë llogari duke mbajtur vetëm një orë, por ai ka dëshirë që gjithmonë të jetë i veçantë dhe di ta bëjë këtë gjë. /Insporti.com

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit