10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Jacobson: Respektoni vendimin e Kushtetueses!

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikane?Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme: Jo neni 84, jo ai 89, si mund të përputhen ato. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë, në këtë rast Gjykata kushtetuese”, ka thënëJacobson.

Jacobson u bën thirrje të gjithëve të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë.

“Thërras po ashtu, udhëheqësit politik dhe këtë e kam bërë edhe personalisht, që tash është koha për një periudhë qetësie, derisa punojmë në atë që është proces demokratik e që ndodhë në shumë vende të botës. Të ecim në rrugë të qetë, të moderuar dhe profesionale”, tha ambasadorja Jacobson.

Në njoftimin e presidentes për vendimin e saj është thënë se kjo “nuk ndërhynë në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejt përfundimit të procesit zgjedhor”.

“Besoj se ajo që po bën presidentja, është t’i kërkojë gjykatës kushtetuese qartësim për rolin e saj kushtetues kundruall formimit të qeverisë dhe jo një kërkesë specifike për këto zgjedhje apo rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Mendoj se presidentja mund të kërkojë qartësim kushtetues të rolit të saj në çdo kohë”, tha ambasadorja Jacobson, e cila vizitoi pasdite Qendrën për Numërimin e Votave në Fushë Kosovë afër Prishtinës.

Ajo e cilësoi mbresëlënëse punën në këtë qendër.

“Personeli profesional po punon seriozisht, nën kontrollin e duhur. Ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve, përfshirë edhe personelin e Ambasadës amerikane që është gjithnjë këtu – çdo ditë deri në mesnatë. Mendoj se procesi është shumë i mirë”, tha ajo.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit, sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mund të priten brenda dhjetë ditësh. /VoA/

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit