Jahaj: Hashim Thaçi e ktheu rastin “Muja” në rigjykim

Kastriot Jahaj nga organizata “Qytetarët aktiv për Prizrenin”, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin “Muja” tha se “Hashim Thaçi e ka rikthyer Ramadan Mujën në rigjykim përmes Tomë Gashit”.

“Po flasim për një rast kur Gjykta Supreme nxjerr një vendim që prona e Munir Krasniqit të rikthehet, ai e shpërfill vendimin e gjykatës – është rasti edhe te fabrika e çokollatës, rasti i shkollës – kemi katër raste të shkeljesh”.

“Nuk i konvenon as PDK-së as LDK-së me shku ne zgjedhje të parakohshme”.

“Qytetarët nuk kanë përfaqësim dinjitoz, kanë ngec projektet. Është vendimi që e shpall fajtor për katër vepra penale kjo e zbeh legjitimitetin”. /Klan Kosova/

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit