18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Jahjaga dënon sulmin mbi makinat e misionit të EULEX-it

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e dënon ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Sulmi me armë zjarri mbi misionin e EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj.

Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë.

Misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt.

Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi qyqar të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

Më Shumë

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Lajmet e Fundit