7.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Jahjaga: Institucione që përmbushim detyrimet ndaj qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për media ka sqaruar se sot gjatë ditës ka takuar dy nga liderët e partive politike parlamentare, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ajo gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të trajtuar çështjen e ndërtimit të institucioneve të vendit.

Jahjaga ka theksuar se “ka kërkuar nga tre liderët, të tregojnë pjekuri politike dhe duke lënë anash mospajtimet ndërmjet tyre dhe interesat e ngushta, të veprojnë shpejt për ndërtimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re”.

Sipas saj, liderët e partive politike parlamentare duhet të veprojnë shpejt për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit.

“Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin për ndërtimin e shtetit të së drejtës, duke respektuar kuadrin tonë kushtetues. Jam e përkushtuar që duke garantuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend, të zbatoj në përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e reja duhet të ndërtohen në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet të garantojmë se me institucionet e reja do të përmbushim çdo detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe gjithashtu obligimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, partneriteti me të cilën është jetik për vendin. Dialogu politik është i rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme dhe ai duhet të zhvillohet, pavarësisht mospajtimeve, në interes të qytetarëve dhe të avancimit të proceseve të përgjithshme në vend”, thuhet më tej në komunikat

Më Shumë

Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen dhe vullnetarë

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq – Rahovec Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke...

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Lajmet e Fundit