15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Jahjaga në kërkim të zgjidhjes

Jahjaga14-23Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar në ndërtimin e institucioneve të vendit, Presidentja Atifete Jahjaga, priti në takime të ndara kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në takim me liderët e partive politike parlamentare, Presidentja Jahjaga theksoi se i gjithë procesi lehtësues i diskutimeve po bëhet me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Ajo tha se do të vazhdojë që të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Presidentja tha se në rolin e saj kushtetues të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve kërkon nga liderët e të gjitha partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje më shpejt për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, për të shmangur çdo mundësi të futjes së vendit qoftë në krizë më të thellë, qoftë në zgjedhje të parakohshme.

Takimet e Presidentes Jahjaga, në kuadër të procesit lehtësues me liderët e partive politike parlamentare, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillohen të enjten.

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Lajmet e Fundit