26.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025

Jahjaga sfidon Thaçin

Atifete Jahjaga mund të marrë edhe një mandat tjetër të kryesimit të Presidencës së Republikës së Kosovës.

Pavarësisht se kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga koha kur Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e ri të shtetit, gazeta “Zëri” merr vesh se tek faktori ndërkombëtar ekziston disponim i mirë që Atifete Jahjagës t’i besohet edhe një mandat tjetër.

“Atifete Jahjaga vazhdon të ketë një mbështetje të fuqishme të ndërkombëtarëve. Ata janë të interesuar që Jahjaga të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit”, ka thënë burimi ndërkombëtar i gazetës “Zëri” nga vendet e Quint-it.

Sipas tyre, Jahjaga ka përfaqësuar pozitivisht Kosovën ndërkombëtarisht, është pritur nga instanca me nderimet më të larta.

“Pritjet që i janë bërë presidentes së Kosovës kohëve të fundit, e posaçërisht nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila përveç kancelares Merkel personalisht nuk ka takuar asnjë president të Evropës, tregon qartë për imazhin e saj jashtë vendit”, ka thënë burimi ndërkombëtar për “Zërin”.

Sipas tij, në periudhën kur Kosova do të ballafaqohet me gjykatës specialë, akuza dhe ballina të medieve të huaja me fokus krimet potenciale të luftës, Jahjaga është zgjidhja më e mirë e një imazhi me të kaluar të pastër dhe pa skandale për Kosovën.

Ndërkaq, zyrtarisht nga Presidenca është dhënë vetëm data kur asaj i skadon mandati. Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes, ka thënë shkurt se “mandati i presidentes Jahjaga përfundon në prill të vitit 2016”. Nuk dihet nëse deri më tash Jahjaga ka marrë ndonjë sinjal nga ndërkombëtarët.

Më Shumë

Ja çka u sekuestrua gjatë kontrollit të shtëpive në rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe të tjerëve

Në kërkesën që Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë për caktim të masës së paraburgimit ndaj, Nexhmi Krasniqit, Xhevat Sallaukës Ramadan Paçarizi dhe Liman Sallauka...

“Në mbrojtje të luftës çlirimtare” – Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale

Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të...

Lajmet e Fundit