3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Janjiq: 100 lëndë të gatshme për gjykim në Speciale

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se 100 lëndë tashmë janë të gatshme për fillimin e gjykimeve në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

“Janë bërë mjaft hetime, rreth 100 lëndë janë të gatshme për fillimin e gjykimeve. Tani, më së vështiri është ofrimi i sigurisë për dëshmitarët dhe të fajësuarit”, ka thënë Janjiq për mediat serbe.
Ai ka paralajmëruar se në Kosovë mund të priten demonstrata dhe protesta.

Janjiq po ashtu i ka cilësuar si reale parashikimet për formimin e Gjykatës Speciale deri në fillim të vitit 2016.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 3 gusht ndryshimet kushtetuese, me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Kjo gjykatë pretendon të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës, lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit./REL/

Më Shumë

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit