13.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Jasharaj: Ministri shkeli premtimin për mësimdhënësit e sëmurë rëndë

Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) po e kritikojnë ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, për mosrealizimin e premtimit për ta rregulluar ligjërisht pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve që vuajnë nga sëmundjet e rënda.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ndihen të mashtruar pasi, sipas tij, ka dy vjet që po presin të rregullohet kjo çështje. Pensionimi i parakohshëm i këtyre mësimdhënësve, sipas tij, është i domosdoshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri Bytyqi ishte zotuar se brenda vitit 2018 do ta zgjidhin problemin e këtyre mësimdhënësve. Më 23 gusht të vitit të kaluar, këshilltari i tij, Valmir Gashi, ka thënë për gazetën se ministri është duke i shikuar mundësitë ligjore në mënyrë që kjo çështje të rregullohet përmes një udhëzimi administrativ. Por që nga ajo kohë sipas burimeve të gazetës në MASHT nuk është marrë ndonjë hap.

Në Ministrinë e Arsimit nuk janë përgjigjur se çfarë është punuar në këtë drejtim.

Më Shumë

Bukëpjekësi nga Hasi impresionon kroatët me çmimin e lirë të bukës

Bukëpjekësi shqiptar Lulëzim Qenaj ka vendosur t’i gëzojë qytetarët në Kroaci duke e ulur çmimin e bukës së bardhë në 60 centë, nga 1.60...

`Liria ka emër` organizon `Marsh për drejtësi` për ish-krerët e UÇK-së

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së...

Lajmet e Fundit