4 C
Prizren
E premte, 13 Dhjetor, 2024

Jashari: Bytyqi ta tërheq vendimin për zëvendësim të orëve të humbura, bie ndesh me ligjin!

Mospajtimet ndërmjet Sindikatës së Arsimit (SBASHK) dhe Ministrisë se Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, kanë vazhduar edhe pas ndërprerjes së grevës disa ditore, për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura.Vendimi i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, po kundërshtohet nga SBASHK-u.Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, konfirmoi për “Gazeta Blic” se ka kërkuar shfuqizim të vendimit për kompenzim të orëve të humbura, duke e quajtur atë të kundërligjshëm.

“Ne kemi mbetur në qëndrimin e njëjtë, pasi që vendimi i ministrit Bytyqi bie ndesh me ligjin, dhe ne kemi kërkuar që të pritet vendimi i gjykatës dhe për të hapur rrugë për dialog ne kërkuam para Komisionit Parlamentar që ministri Bytyqi ta tërheq vendimin e vet dhe pastaj ne të thërrasim Këshillin Drejtues dhe të apelojmë tek ta që ta tërheqim vendimin tonë për mos mbajtje të orëve shtesë dhe pasi që nuk është oligim ligjor mbajtja e orëve, pasi që nuk e kërkon ligji për greva, andaj i lusim mësimdhënësit që të mbajnë aq orë sa mund të realizojnë në terësi planprogramin për vitin shkollor 2019/2020“, ka deklaruar Jashari për “Gazeta Blic”.Megjithatë, Jashari është shprehur i pashpresë se Bytyqi do ta tërheq vendimin e tij për zëvendësim të orëve, por shtoi se do të mbështesin vendimin e gjykatës, çfarë do që të jetë ai.“Ministri nuk tha që do ta tërheq vendimin dhe prandaj mbetemi edhe ne në vendimin tonë dhe do të presim deri në vendim të gjykatës, pastaj cilindo vendim që do ta vlerëson gjykata do ta respektojmë”, tha në fund Jashari.

Sipas vendimi të MASHT-it mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Armend Xhoxhaj vazhdon serinë e fitoreve, triumfon në Magdeburg

Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, shënoi një tjetër fitore në boksin profesionist duke mposhtur kroatin Ivan Duka me pikë. Meçi u zhvillua sonte në Magdeburg,...

Derbi dhe përballje të forta në fundjavë

Fundjava do të sjellë super ndeshje në ProCredit Superligë. Xhiroja e 11-të do të hapet me sfidën ndërmjet skuadrave verdhezi, Golden Eagle Yllit dhe...

Lajmet e Fundit