‘Hasjania’ e Luan Mulliqit në Prizren me veshje që kërkohet të futet në UNESCO

Në Galerinë e Hamamit në Prizren është hapur ekspozita personale “Hasjania”, e skulptorit Luan Mulliqi.

Veshjet e grave hasjane, një ndër veshjet më unikale, vlerë e trashëgimisë, u kthye në frymëzim për skulptorin Mulliqi që e gdhendi me mjeshtëri në dru, alumin, mermer, bronz, plexiglas e shumë materiale të tjera.

Në këtë ekspozitë, Mulliqi ka shfaqur 40 skulptura, disa prej tyre i ka shfaqur përmes ekspozitave kolektive në vende të ndryshme të Europës.

Skulptori Luan Mulliqi është shprehur se një prej synimeve të para është që veshja hasjane të futet në UNESCO, pasi edhe nga studiuesit e huaj cilësohet si unike në botë.

“Duke filluar prej grave dukagjinase të cilat janë njohura me veshjet e tyre e duke vazhduar deri te gratë e Hasit të cilat kanë një paletë të pasur të ngjyrave në veshjet e tyre e posaçërisht me beloret e tyre pra të cilat shumë etnolog mendojnë që janë të vetmet të tilla në botë dhe mendojnë të jenë në UNESCO”, ka deklaruar Mulliqi/ATSH .

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit