3.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Jep dorëheqje kryeministri francez

Manuel Valls Manuel VallsKryeministri i Francës, Manuel Valls, i ka paraqitur në mënyrë të papritur paraditen e hënë dorëheqjen presidentit të vendit, Fransua Hollond.

Kreu i shtetit francez i ka kërkuar Valls që të formojë një qeveri të re.

Ditën e dielë qeveria u trondit rëndë nga kritikat për sektorin e ekonomisë nga ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg, i cili tha që ka ardhur koha që Franca të hartojë politikat e saja në interes të BE-së dhe të Franës dhe të mos jetë më e varur nga Gjermania dhe politikat e saj konservatore që eklipsojnë rëndësinë e Francës.

Pak momente pas dorëheqjes të Valls, Presidenti Hollond lëshoi një deklaratë për mediat, ku i kërkoi z. Valls të krijojë një qeveri të re “në përputhje me drejtimin që ai ka vendosur për vendin.

Kryeministri akuzoi ministrin e Ekonomisë se kishte “kaluar vijën e verdhë” me deklaratat e tij se masat e kursimit të qeverisë franceze po mbysin rritjen ekonomike të Francës.

Gjatë një takimi me socialistët në lindje të vendit, Montebourg tha se ka ardhur koha që t’u largohemi masave të tepërta konservatore të Gjermanisë.

Të shtunën, në një intervistë për francezen “Lë Monde”, ai tha se Gjermania po i imponon një politikë shtrënguese të gjithë Europës për interesa të veta.

Manuel Valls u zgjodh kryeministër në mars, pas një rezultati zhgënjyes dhe mjaft të dobët që Partia Socialiste e presidentit Hollond mori në zgjedhjet lokale.

Në fillim të këtij muaji, qeveria pranoi se do të ishte e pamundur që ekonomia e vendit të rritet me 1%, ashtu siç ishte parashikuar dhe premtuar më herët.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Montebourg tha se nuk tërheq asnjë prej komenteve të tij, duke shtuar se ky debat nuk ishte për autoritet, por debat që ka të bëjë vetëm me drejtimin ekonomik të vendit.

Më Shumë

Suhareka dhe Dragashi përmirësojnë transparencën buxhetore, Prizreni nuk përfshihet në vlerësim

Dy komuna të rajonit të Prizrenit janë renditur lartë dhe një tjetër në kuartilin e ulët sa i përket transparencës buxhetore në vitin 2023,...

Deri më 26 dhjetor mund të ndërrohet Qendra e Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati për ata që duan të ndërrojnë Qendrën e Votimit për zgjedhjet...

Lajmet e Fundit