11.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Jep dorëheqje u.d i drejtorit të Telekomit dhe zyrtari kryesor financar

Zeqir Kiqina ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Telekomit të Kosovës. Ndërsa, nga pozita e u.d Zyrtarit Kryesor Financiar dhe i Thesarit, ka dhënë dorëheqje, Agim Matoshi.

Në vend të Kiqinës është emëruar Burbuqe Hana.Sipas një njoftimi për media nga Telekomi, thuhet se dorëheqja e Kiqinës nga kjo pozitë është bërë për arsye shëndetësore.

“Z.Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë. Bordi i Drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. Gjithashtu bordi ka falenderuar Z.Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike”, është thënë për media.Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e u.d e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Agim Matoshi.

“Bordi po ashtu ka falenderuar Z.Matoshi për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike. Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfromë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitat që kanë pasur më heret. Gjithashu Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv Znj.Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit z.Feim Kelmendi”, thuhet për media.

Më Shumë

Liria fiton dhe mban hapin me kreun

Liria shënoi fitore të rëndësishme 3:0 ndaj Vjosës në kuadër të Ligës së Parë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren. Pjesa...

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Lajmet e Fundit