19.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Rrëfime nga Koreja e Veriut: Ata që shikojnë filma të huaj, ekzekutohen në publik

Koreja e Veriut ka prezantuar një ligj të ri për ta shtypur çdo ndikim të huaj. Sipas këtij ligji, të gjithë ata që kanë filma të huaj, rroba të huaja ose nëse flasin në zhargon do të dënohen ashpër.

Yun Mi-So tha se ajo ishte 11 vjeçare kur pa për herë të parë autoritetet ta ekzekutonin një burrë sepse ai kishte shikuar një dramë të Koresë së Jugut me të. Fqinjët duhej ta shikonin ekzekutimin e tij.

“Nëse nuk e keni bërë, do të konsiderohej një tradhti”, i tha ajo BBC-së nga shtëpia e saj në Seul.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë. Unë ende mund t’i shoh lotët e tij që rrjedhin. Ata ia lidhën sytë, por fasha ishte lagur plotësisht me lot. Ishte traumatike për mua. Ata e vunë në një kunj dhe e lidhën, dhe më pas e qëlluan”, shtoi ajo.

Luftë pa armë

Imagjinoni sikur jeni në një izolim të vazhdueshëm, pa internet, pa media sociale dhe vetëm me disa kanale televizive që janë nën kontrollin e rreptë të shtetit – kjo është jeta në Korenë e Veriut, shkruan BBC, transmeton Express.

Tani udhëheqësi i këtij vendi ka vendosur të shkojë një hap më tej dhe prezantoi një ligj të ri kundër të ashtuquajturit “mendim reaksionar”. Kushdo që kapet me një sasi të madhe video nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia përballet me dënimin me vdekje dhe ata që shikojnë pamje të tilla përballen me deri në 15 vjet burgim.

Kohët e fundit, Jong Un dërgoi një mesazh përmes mediave shtetërore duke i bërë thirrje Lidhjes së Rinisë të ndërmarrë veprime kundër “sjelljes individualiste, anti-socialiste” midis të rinjve. Tani ai dëshiron ta ndalojë përdorimin e shprehjeve të huaja, modeleve të flokëve dhe rrobave që ai tha se janë “helme të rrezikshme”.

Analistët politikë besojnë se udhëheqësi i Koresë së Veriut po përpiqet t’i ndalojë të gjitha informacionet që vijnë nga jashtë për njerëzit e Koresë së Veriut sepse jeta në vend po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ata besojnë se miliona njerëz po vdesin nga uria, kështu që Kim Jong Un po i “ushqen” gjithnjë e më shumë me propagandën e shtetit.

Vendi tani, pas mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë, është shkëputur nga pjesa tjetër e botës më shumë se kurrë më parë. Tregtia me Kinën fqinje dhe fluksi i furnizimeve janë ndaluar pothuajse plotësisht, transmeton Express.

Çfarë thotë ligji i ri?

“Daily NK” mori një pasqyrë në një kopje të ligjit të ri.

“Ai thotë që nëse një punëtor ose drejtor fabrike kapet, ata do të dënohen. Nëse është një fëmijë, prindërit do të dënohen”, tha Li Sang Jong, kryeredaktor i Daily NK.

“Me fjalë të tjera, regjimi ka konkluduar se një ndjenjë rezistence mund të krijohet nëse futen kultura nga vendet e tjera”, tha ai.

Kontrabanda e filmave

Ndalimet e mëparshme treguan vetëm se si njerëzit e Koresë së Veriut mund të jenë të shkathët dhe si ata tashmë kanë një përbërje të zhvilluar të kontrabandës së filmave të huaj nga Kina.

“Filmat e kontrabanduar nga Kina në pajisjet USB janë tani aq të zakonshëm sa gurët; ata janë të lehtë për t’u fshehur dhe për të pasur një fjalëkalim”, tha Choi Jong-hun, një i arratisur nga Koreja e Veriut.

“Nëse futni fjalëkalimin e gabuar tri herë me radhë, USB-ja e fshin përmbajtjen. Nëse përmbajtja është veçanërisht e ndjeshme, mund të vendosni që gjithçka të fshihet pas hyrjes së parë të gabuar të fjalëkalimit”, shtoi ai.

Choi thotë se regjimi filloi të vërejë një fluks në rritje të filmave nga Kina në fillimin e viteve 2000 dhe filloi kryerjen e hetimeve në universitete. Në fillim, ata që kapeshin duke parë filma u dërguan në një kamp pune për një vit, por më vonë doli se dënimi nuk ishte i mjaftueshëm për ta shtypur kontrabandën e filmave.

“Në fillim, dënimi ishte qëndrimi rreth një vit në një kamp pune, por që ka ndryshuar në më shumë se tri vjet në një kamp pune. Aktualisht, nëse shkoni në kampe pune, ka më shumë se 50% të të rinjve që përfunduan atje sepse ata shikuan video të huaja”, tha Choi.

“Nëse dikush shikon dy orë materiale të paligjshme, ata marrin tri vjet qëndrim në një kamp pune. Ky është një problem i madh. Të shikosh filma është luks”, shtoi ai. / KultPlus.com

Më Shumë

Vëllai sulmon motrën në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime të...

Një tym i errët u ngrit mbi Paris ndërsa një zjarr shpërtheu në “tregun më të madh të ushqimit të freskët në botë”

Një tym i errët u ngrit mbi Paris të dielën nga flakët e një magazine në një treg masiv prodhimesh që furnizon kryeqytetin francez...

Lajmet e Fundit