Jesse Lingard huazohet te West Ham United

West Ham Unitedi ka huazuar lojtarin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard.

Huazimi është konfirmuar deri në fund të sezonit 2020/21.

Lingard me Unitedin ka bërë 210 paraqitje, 33 gola, ka asistuar 20 herë dhe ka fituar FA Cup, EFL dhe UEFA Europa League.

“Unë jam i ngazëllyer. Është një kapitull tjetër i ri në jetën time. Asgjë nuk është e garantuar, por unë kamë ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin dhe për të sjell përvojën time. Ky është qëllimi im. Dua thjesht të shijoj futbollin tim dhe të kthehem duke luajtur përsëri”, ka deklaruar Lingard.

Ai ka bërë me dije se ka pasur edhe klube të tjera të interesuara për të mirëpo beson se West Hami është zgjedhja e duhur.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit