Policia jep detaje për të shtënat me armë në tubimin e PDK-së në Suharekë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Grajqevc të Suharekës është gjuajtur me armë zjarri gjatë një tubimi të Partisë Demokratike të Kosovës ditën e enjte.

KOHA kishte publikuar dje një video ku dëgjoheshin të shtëna me armë gjatë tubimit të PDK-së në Suharekë.

Ndërkohë në raportin e Policisë thuhet se është bastisë shtëpia dhe aty janë gjetur dhe konfirskuar gëzhoja armësh të kalibrave të ndryshëm.

“Njësiti i hetuesisë ka arritur të sigurojë informata dhe bazuar në një video ku dëgjoheshin krisma nga armë e zjarrit, është arritur të gjendet lokacioni ku është bastisë shtëpia, aty janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja armësh të kalibrash të ndryshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit