37.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Jeta e Mercury në film

Pas disa vitesh pune, filmi për jetën e Freddie Mercur, vokalisti i grupit legjendar Queen, duket se do të shoh dritën së shpejti.

Emrat e përfolur për rolin e shumëlakmuar të këngëtarit të famshëm kanë qenë të shumtë, por i përzgjedhuri thuhet të jetë Rami Malek, protagonist i Mr Robot.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, mediat thonë se Malek ka firmosur për të portretizuar Mercury’n në filmin biografik që do të quhet “Bohemian Rhapsody”, sipas titullit të një prej hiteve më të famshme të grupit.

Bryan Singer, i njohur për 4 filmat “X-men” dhe ‘The Usual Suspects”, është në bisedime për të marrë regjinë. Ishte pikërisht ai që njoftoi përfshirjen e Malek përmes një postimi në Instagram.

Filmi do të prodhohet nga Graham King i ndihmuar nga ish-pjestarët e Queen, Brian May dhe Roger Taylor, në rolin e producentëve muzikorë. King po punon për projektin prej disa vitesh. Kur ai u njoftua fillimisht, komediani Sacha Baron Cohen u përfol si protagonisti i mundshëm i filmit për rockerin me stil pompoz, por hoqi dorë për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-pjestarët e bendit, lidhur me mënyrën se si filmi do të paraqiste disa prej detajeve më pikante të jetës së këngëtarit.

I konsideruar si një prej zërave më të bukur të të gjitha kohërave, Mercury, emri i vërtetë i te cilit ishte Farrokh Bulsara, u nda nga jeta në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së sidës.

Më Shumë

Nesër nis PrizrenFest, me 20 shfaqje ndërkombëtare në 11 skena teatrore në qytet

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest do të mbahet sivjet nga data 21 deri më 28 korrik...

Aksident në Prizren, të përfshira së paku dy automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Prizren. Bazuar në pamjet që kanë dërguar lexues të Klankosova.tv, në aksident shihet se janë...

Lajmet e Fundit