Jeta e fëmijëve të sëmurë në duar të bamirësve

BebaPak kush besonte se Izeti i porsalindur do ta fitonte luftën për jetë. Mjekët e Gjinekologjisë po e mbanin gjallë në inkubator. Ishte anemik. Familjarët nga Malisheva, që mezi pritën lajmin për lindjen e djalit, kishin tre muaj që po zienin përbrenda.

Shpresat po humbnin. Kishte vetëm një mundësi. Ajo ishte e papërballueshme financiarisht. Foshnja do të shpëtonte vetëm nëse do të kryheshin jashtë vendit ndërhyrje të komplikuara kirurgjike në zemrën e Izetit shëndetlig.

Sistemi publik i shëndetësisë nuk e ofron këtë operacion. Shërimi jashtë Kosovës kërkon procedura të zgjatura administrative në Ministrinë e Shëndetësisë. Me fat janë fëmijët e sëmurë që e kanë emrin në krye të listës. Fonde nuk ka për të gjithë.

Fati nuk ia kishte kthyer krejtësisht shpinën djaloshit me çehre të zbehtë në Gjinekologji. Vizita e një oficereje amerikane në klinikë do ta ndryshonte jetën e familjes malishevase në halle.

“Ishte një rast, si me thënë…..”, ndalet pak Mazllum Belegu, drejtues për Kosovë i organizatës ndërkombëtare bamirëse “Gift of Life”, pastaj vazhdon ta përshkruajë gjendjen e të porsalindurit: “Izeti ka lind me fat në fatkeqësi”.

Ushtarakja e SHBA-së i ishte lutur me një letër drejtorit ekzekutiv të “Gift of Life International”, Rob Raylman, që ta ndihmonte për t’ia shpëtuar jetën vogëlushit kosovar. Dy ndërhyrjet kirurgjike në zemër kanë kushtuar gjashtëdhjetë mijë euro në Itali. Belegu e përshkruan në detaje karakterin e gjallë të foshnjës në inkubator. /Koha Ditore/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit